Jennifer Garner ka zbuluar se projekti për të cilin është më krenare në karrierën e saj është filmi “Love, Simon”.
Gjatë një interviste për promovimin e sezonit të dytë të serialit “The Last Thing He Told Me”, ajo u emocionua duke folur për rolin e saj si nëna e Simonit.
Garner theksoi se filmi ka një rëndësi të veçantë për të, si për mesazhin që përcjell, ashtu edhe për ndikimin që pati tek publiku.
Jennifer Garner
Ajo vlerësoi regjisorin Greg Berlanti, duke e quajtur gjeni për mënyrën si e ndërtoi historinë dhe skenat emocionale.
Aktorja tregoi se pranimi i rolit ndikoi në realizimin e filmit dhe se ndihej e detyruar të ishte pjesë e tij për shkak të mesazhit të fuqishëm.
Sipas saj, shumë prindër i kanë shkruar duke i thënë se filmi i ndihmoi të komunikojnë më hapur me fëmijët e tyre.
Filmi, i bazuar në romanin e Becky Albertalli, frymëzoi edhe serialin “Love, Victor”.
– YouTube www.youtube.com
Garner theksoi se arti është i rëndësishëm sepse ndihmon njerëzit të shohin veten, të zhvillojnë empati dhe të kuptojnë më mirë botën e të tjerëve. /Telegrafi/