Albacete shkroi historinë në Kupën e Mbretit duke eliminuar gjigantin spanjoll, Real Madrid, dhe hero i madh i kësaj ndeshjeje ishte pa dyshim sulmuesi Jefté Betancor.
25-vjeçari u shfaq në momentet vendimtare, duke shënuar dy gola kyç që vulosën fitoren dramatike 3-2 të Albacete.
Pas ndeshjes, Betancor shpërtheu në emocione, duke folur për golat, karrierën dhe dedikimin për djalin dhe gruan e tij.
“Gjëja më e madhe që më ka ndodhur në futboll. Është ajo për të cilën ëndërron si fëmijë. Për ekipin tim, i cili ka punuar si i çmendur. Kjo i shkon të gjithë familjes sime, të cilën e dua.”
“Nëntë vjet më parë doja ta lija futbollin. Sot, duke ëndërruar dhe duke punuar, shikoni si jemi…”
“Ishte shumë e vështirë, por ekipi dha 100%. E meritonim. Kjo është për djalin tim dhe gruan time, do ta vendosim në kornizë”, deklaroi Betancor.
Jefté Betancor është tashmë emri që të gjithë tifozët e Albacete dhe futbollit spanjoll do ta kujtojnë si njeriun që shkaktoi tronditjen më të madhe të Kupës së Mbretit këtë sezon. /Telegrafi/