Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    U torturua nga babai sa ishte e vogël, Bia: E kam falur babain

    January 3, 2026

    Përballja e qytetarëve me regjimin iranian – pse protestat e sotme nuk ngjajnë me ato të mëparshme?

    January 2, 2026

    Operacioni i mençur i Ukrainës që turpëroi Rusinë – shikoni se si forcat ruse u mashtruan nga ushtria ukrainase

    January 2, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • U torturua nga babai sa ishte e vogël, Bia: E kam falur babain
    • Përballja e qytetarëve me regjimin iranian – pse protestat e sotme nuk ngjajnë me ato të mëparshme?
    • Operacioni i mençur i Ukrainës që turpëroi Rusinë – shikoni se si forcat ruse u mashtruan nga ushtria ukrainase
    • “Babai im na ngulte pirunjtë në duar dhe na godiste me hekurin e rripit” – rrëfimi tronditës i Bias, fëmijëria dhe humbja e nënës
    • Numërohen 98.55% e votave, ndryshim në dy mandatet e fundit të LVV-së
    • Armando Broja: Lumturohem kur shënoj, jam më i fortë e më i shpejtë se në të kaluarën
    • Rama do të vendos taksë për të gjitha automjetet që nuk janë të Prishtinës
    • Ministri izraelit: Presidenti sirian mbështet ISIS-in, lufta me Sirinë është çështje kohe
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, January 3
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Jashari: Krahasimi i veprimeve të Qeverisë së Kosovës me regjimin e Millosheviqit është fyerje ndaj sakrificës kombëtare

    Jashari: Krahasimi i veprimeve të Qeverisë së Kosovës me regjimin e Millosheviqit është fyerje ndaj sakrificës kombëtare

    korrektpressBy korrektpressDecember 24, 2025 Bekim jashari 2 Mins Read
    Jashari: Krahasimi i veprimeve të Qeverisë së Kosovës me regjimin e Millosheviqit është fyerje ndaj sakrificës kombëtare
    Jashari: Krahasimi i veprimeve të Qeverisë së Kosovës me regjimin e Millosheviqit është fyerje ndaj sakrificës kombëtare
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Bekim Hamëz Jashari ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të disa individëve dhe politikanëve në Kosovë, të cilët, sipas tij, po përbuzin veprimet legjitime të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shtrirjen e sovranitetit dhe integritetit territorial në veri të vendit, duke i krahasuar ato me krimet e regjimit të Millosheviqit.

    Në një reagim publik, Jashari ka theksuar se një krahasim i tillë nuk përbën as padije e as lapsus politik, por një fyerje të rëndë ndaj sakrificës së popullit shqiptar. Sipas tij, është e papranueshme që veprimet e një shteti sovran, i cili po shuan struktura paralele ilegale, po vendos rend dhe ligj dhe po garanton funksionimin e institucioneve në të gjithë territorin e Kosovës, të barazohen me sundimin dhe shtypjen e përgjakshme të Serbisë ndaj shqiptarëve.

    Jashari ka vlerësuar se deklarata të tilla i shërbejnë drejtpërdrejt narrativës së Serbisë, e cila, sipas tij, synon ta shohë Kosovën të përçarë, të zhytur në konflikte të brendshme dhe të larguar nga interesat e saj vitale shtetërore.

    Ai ka shtuar se populli i Kosovës i njeh mirë figurat publike dhe veprimet e tyre ndër vite, veçanërisht në momentet më të vështira për vendin, duke theksuar se historia nuk mund të fshihet me deklarata ditore dhe as të rishkruhet për interesa politike afatshkurtra.

    Në fund, Bekim Hamëz Jashari ka bërë thirrje për unitet, maturi dhe përgjegjësi kombëtare, duke theksuar se politika duhet të shërbejë si mjet bashkimi rreth interesave strategjike të Kosovës, e jo si instrument për përçarje, relativizim të krimeve serbe dhe përfitime të ngushta partiake.

    Sipas tij, Kosova ka nevojë për lidership të përgjegjshëm dhe me dinjitet kombëtar, që i shërben shtetit dhe atdheut, e jo egos personale dhe kalkulimeve politike afatshkurtra./Telegrafi.

    TË TJERA

    Dita e Veteranit, Bekim Jashari: Nga 30 dhjetori 1991, Adem Jashari me shokë vepruan pa u ndalur deri në rënien e tyre heroike

    Dita e Veteranit, Bekim Jashari: Nga 30 dhjetori 1991, Adem Jashari me shokë vepruan e punuan pa u ndalur në male e fusha deri në rënien e tyre heroike

    LEXO GJITHASHTU

    U torturua nga babai sa ishte e vogël, Bia: E kam falur babain

    January 3, 2026

    Përballja e qytetarëve me regjimin iranian – pse protestat e sotme nuk ngjajnë me ato të mëparshme?

    January 2, 2026

    Operacioni i mençur i Ukrainës që turpëroi Rusinë – shikoni se si forcat ruse u mashtruan nga ushtria ukrainase

    January 2, 2026

    “Babai im na ngulte pirunjtë në duar dhe na godiste me hekurin e rripit” – rrëfimi tronditës i Bias, fëmijëria dhe humbja e nënës

    January 2, 2026
    TË TJERA

    Numërohen 98.55% e votave, ndryshim në dy mandatet e fundit të LVV-së

    January 2, 2026

    Armando Broja: Lumturohem kur shënoj, jam më i fortë e më i shpejtë se në të kaluarën

    January 2, 2026

    Rama do të vendos taksë për të gjitha automjetet që nuk janë të Prishtinës

    January 2, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.