Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, foli mbrëmë me homologun e tij amerikan, Pete Hegseth, sipas një njoftimi të ministrisë së Mbrojtjes izraelite të cituar nga The Times of Israel.
Njoftimi tha se Hegseth “vlerësoi bashkëpunimin e paparë” midis ushtrive amerikane dhe izraelite dhe inkurajoi Katzin të “vazhdojë deri në fund, ne jemi me ju”.
Në anën tjetër gjenerali iranian thotë se nuk ka “rëndësi për ta se sa zgjat kjo luftë”, transmeton Telegrafi.
Gjenerali iranian Kioumars Heydari është zotuar se Irani “nuk do ta braktisë këtë luftë” derisa të arrijë qëllimet e tij dhe t’i japë goditje të rënda SHBA-së.
“Nuk ka rëndësi për ne se sa ditë zgjat kjo luftë”, tha Heydari, në komentet e transmetuara nga agjencia Tasnim e Iranit.
“Ne kemi përjetuar një luftë tetëvjeçare dhe do ta përfundojmë këtë luftë vetëm kur të kemi arritur objektivat tona dhe ta kemi bërë armikun të pendohet dhe të dëshpërohet për aktin e tij të turpshëm”, shtoi ai.