Irani lëshoi dy raketa balistike me rreze të mesme (4000 km) ndaj bazës së amerikano-britanike në Diego Garcia në Oqeanin Indian.
Të dyja raketat dështuan – njëra pati defekt, ndërsa tjetra ndoshta u shkatërrua nga një raketë amerikane SM-3.
Por, shtrohet pyetja se pse ka rëndësi kjo?
Sepse Irani publikisht pretendon se raketat e tij kanë një rreze veprimi rreth 2000 km. Ky sulm tregon se ato mund të arrijnë dyfishin e kësaj distance.
Ky është gjithashtu sulmi i parë i raportuar kaq larg. Konflikti nuk është më i kufizuar vetëm në Lindjen e Mesme.
Diego Garcia është një bazë kyçe për bombardues, nëndetëse, logjistikë dhe operacione me rreze të gjatë.
Edhe pse sulmi dështoi, ai tregon qartë qëllimin dhe aftësinë e Iranit për të synuar objektiva të largëta të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. /Telegrafi/