Interi ka shënuar fitore të thellë në shtëpi në derbin italian ndaj Romës, në kuadër të xhiros së 31-të në Serie A.
“Neurazzurët” bënë një tjetër hap drejt titullit kampion pas një triumfi me rezultat 5-2.
Lautaro Martinez u rikthye nga lëndimi në mënyrën më të mirë për të kaluar Interin në epërsi pas vetëm një minute lojë.
Roma arriti të rikthehet në lojë përmes Gianluca Mancinit, që shënoi me kokë pas harkimit të Rensch (40’).
Megjithatë, epërsinë e Interit e riktheu mesfushori Hakan Calhanoglu me një eurogol nga distanca (45+2’).
Interi ishte edhe më bindëse në pjesën e dytë, ku Martinez realizoi edhe golin e dytë – pas një bashkëpunimi tjetër me Thuram (52’).
Kurse, tre minuta më vonë Thuram u përkujdes për golin e katërt pas asistimit të Calhanoglut (55’).
Ndërkohë, fitoren e vulosi Nicolo Barella me një gol të bukur (63’).
E tëra që bëri Roma ishte goli i dytë dhe i fundit në ndeshje përmes Lorenzo Pellegrinit (70’).
Interi kësisoj shkon në kuotën e 72 pikëve ndërsa Roma zë pozitën e gjashtë me 54 sosh./Telegrafi/