Interi ka nisur përgatitjet për afatin kalimtar të verës, me drejtuesit e klubit që po punojnë intensivisht për të identifikuar përforcimet e duhura për sezonin e ardhshëm.
Drejtori sportiv ka ndërmarrë një seri udhëtimesh nëpër Evropë për të vëzhguar nga afër objektivat e mundshëm.
Një nga emrat që ka përfunduar në listën e dëshirave është Riccardo Calafiori, mbrojtësi i Arsenalit.
23-vjeçari italian, i cili iu bashkua me Arsenalin në verën e vitit 2024, konsiderohet si një profil ideal për të përforcuar repartin defensivë të zikaltërve.
Calafiori ka qenë titullar i rregullt këtë sezon, duke regjistruar 29 paraqitje, 1 gol dhe 3 asistime, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve nga Serie A. Megjithatë, Interi duket se është në pole-position për të siguruar shërbimet e tij.
Me afrimin e merkatos së verës, Nerazzurrët synojnë të lëvizin shpejt për të mbyllur marrëveshjet kyçe, duke ndërtuar një skuadër edhe më konkurruese për sezonin 2026–27./Telegrafi/