Instituti ATOMI, me autorizimin e Asociacionit Kangourou Sans Frontières (AKSF) dhe me përkrahje nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) organizon për të dhjetën herë Garën Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo 2026 – Math KangarooContest – Kosovo 2026 (MKC-K) në Kosovë.
Kangaroo është gara më e popullarizuar në botë për matematikë, që ka për qëllim promovimin dhe popullarizimin e matematikës, si dhe përkrahjen e talenteve të fushës së matematikës. Përçdo vit, në tërë botën marrin pjesë mbi 6 milionë nxënës nga mbi 80 shtete të ndryshme të botës.
Më 21 mars 2026, të gjithë nxënësit e shkollave publike dhe private të Republikës së Kosovës mund të marrin pjesë në këtë garë.Në fund të gjithë nxënësit pjesëmarrës do të pajisen me çertifikata të pranuara ndërkombëtarisht, që pasqyrojnë rezultatin e tyre në këtë test.
Nxënësit mund të nominohen nga prindërit apo familja, mësimdhënësit, shoqëria apo të vetë nominohen.
KUSH MUND TË APLIKOJË – NOMINOHET?
Të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës prej klasës II deri XII nga të gjitha shkollat, pa marrë parasysh suksesin e tyre nga matematika.
PËRFITIMET E MUNDSHME PËR MË TË SUKSESSHMIT:
– Kurse të avancuara nga profesionistët e matematikës,
– Mentorim nga profesionistët e matematikës,
– Mundësi pjesëmarrjeje në gara të ndryshme ndërkombëtare të matematikës,
– Qasje në literaturë të avancuar të matematikës,
– Certifikim i njohur ndërkombëtarisht,
– Mundësi për bursa shkollimi.
PËR TË APLIKUAR KËRKOHET QË:
– Në faqen e internetit të Math Kangaroo Contest – Kosovo – MKC-K (https://apliko.kangaroo-ks.org/)