Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte futbollisti i njohur Bajram Jashanica. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Jashanica ka rrëfyer një nga momentet më interesante të karrierës së tij, që lidhet me provat te skuadra gjermane FSV Frankfurt në vitin 2013, atje ku gjeti edhe dy futbollistë të tjerë shqiptarë.
“Po është e vërtetë kjo. Në 2013-tën pasi që mbaruam sezonin kam pasur një javë ditë prova në ligë të dytë të FSV Frankfurti”.
“Kam kaluar shumë mirë, por nuk e di ndoshta në atë periudhë shumë gjëra nuk kanë ditur edhe menaxherët pak ndoshta”.
“Po që me thënë të drejtën nuk është se e kam marrë vesh direkt se çka është duke ndodhë, pasi unë kam kaluar shumë mirë aty dhe normalisht trajneri më ka pasur qejf”.
“Por pastaj çfarë ka ndodhur nuk e di dhe nuk jam dorëzuar, edhe pasi që jam kthyer për shembull, nuk është se i kam ra pishman që nuk u bë sepse kam vazhduar të punojë”.
“Odise Roshi në atë periudhë ka qenë me kombëtaren, se ishte koha e kombëtareve kur kam shkuar unë, edhe Edmond Kapllani ka qenë aty, pothuajse 90 për qind të ditës e kam kaluar me të, më ka pritur jashtëzakonisht mirë”, ka rrëfyer Jashanica.
Episodin e plotë me Bajram Jashanicën mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/