Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për veprat penale mashtrim, falsifikim të dokumenteve dhe legalizim të rremë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, duke sqaruar se kërkesa është lëshuar me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë, sipas ligjit për publikimin e fotos së personit të kërkuar.
Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e të dyshuarit të lajmërojë Policinë e Kosovës ose të kontaktojë stacionin më të afërt policor.
Numrat e kontaktit dhe mënyrat për të dhënë informacion janë: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327 – Drejtoria Rajonale Pejë dhe E-mail: info@kosovopolice.com
Policia apelon që çdo informacion të vlefshëm të raportohet menjëherë për të ndihmuar në arrestimin e të dyshuarit dhe avancimin e hetimeve. /Telegrafi/