Një paciente, shtetase e Republikës së Kosovës, ka ndërruar jetë gjatë trajtimit mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas raportit zyrtar, rasti është raportuar rreth orës 15:55, ndërsa vdekja e pacientes është konstatuar nga mjeku kujdestar.
Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të vdekjes.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/