Pas deklaratave të bëra nga Romeo Veshaj për marrëdhënien e tyre, Heidi Baci ka reaguar publikisht gjatë një interviste në “Wake Up”, duke shprehur pakënaqësinë për mënyrën si është trajtuar ndarja.
Moderatorja theksoi se lidhja për të ka pasur rëndësi të madhe dhe se është ndjerë e lënduar nga mënyra si është paraqitur në publik, duke sqaruar se nuk ka qenë një histori e thjeshtë apo e shkurtër siç është përshkruar.
“Kam frikë se heshtja ndonjëherë merret si pohim. Jam mërzitur, jam lënduar, për mënyrën se si është folur për ish-marrëdhënien time. Jam lënduar se si është kaluar ajo marrëdhënie, si është paraqitur në publik. Janë disa gjëra që nuk më pëlqejnë, nuk më pëlqen kur flasin për këndvështrimin tim. Në këndvështrimin tim nuk ka qenë një gjë tre mujore, kështu si u paraqit.
Heidi Baci/YouTube
Unë do të flas gjithmonë për veten time, ka pasur përkushtim, sakrificë dhe ndjenja. Për sa i përket pastaj edhe pjesës së dy orëshit, tre orëshit, tre mujorëshit, kjo tallja, unë nuk e di pse dy gazetarë që nuk i njoh, nuk ia njihja ekzistencën, duhet ta shohin një histori me kaq lehtësi, nuk më pëlqeu dhe mu duk fyese. Nuk jam unë ajo vajzë, nuk ka qenë ajo marrëdhënia ime.
Për mua ka qenë shumë e rëndësishme. Nuk do të tallesha me ndjenjat e publikut që më kanë mbështetur, dhe sidomos me të miat. Çdo gjë ka qenë shumë reale, nuk përkufizohet respekti në këto fjalë. Është bërë një premtim që nuk doja të flisja, sepse ka qenë një gjë shumë e rëndësishme për mua”, tha ajo.
Me këtë reagim, Heidi ka dashur të sqarojë versionin e saj dhe të vendosë në vend rëndësinë që ka pasur kjo marrëdhënie për të. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com