Hailey Bieber ka ndezur rrjetet sociale me një postim të ri në Instagram, ku ka shfaqur barkun e tonifikuar dhe këmbët e gjata, e veshur vetëm me një peshqir të bardhë të stiluar si fund dhe bandeau.
Modelja 29-vjeçare u fotografua në atë që dukej si një dhomë hoteli në Australi, me flokët e mbështjellë po ashtu me peshqir dhe me pamje nga qyteti pas dritares.
Postimi u shoqërua me emoji zemrash të verdha dhe koala, ndërsa më herët këtë javë ajo kishte lansuar produktet e saj Rhode në Sydney, ku organizoi edhe një event promocional, shkruan DailyMail.
Hailey ka njoftuar së fundmi se marka e saj e kujdesit të lëkurës është blerë nga e.l.f. Beauty për 1 miliard dollarë, duke theksuar se synon ta zgjerojë brandin globalisht dhe se ky është vetëm fillimi.
Modelja dhe Justin Bieber, të martuar që nga viti 2018, janë prindër të një djali 18-muajsh, të cilin kanë zgjedhur ta mbajnë larg vëmendjes publike duke mos i publikuar fytyrën. /Telegrafi/