Guvernatorja e New York, Kathy Hochul, ndërhyri për të ndihmuar një gjysh nga Long Island që të mbante targën e personalizuar “PB4WEGO”.
Pronari i saj, Seth Bykofsky, kishte marrë një letër nga New York State Department of Motor Vehicles ku thuhej se targa shkelte rregullat për mesazhe të papërshtatshme.
Ai sqaroi se shkurtesa do të thotë “pee before we go” (“bëni nevojën para se të nisemi”) dhe nuk përmban asgjë fyese.
– YouTube www.youtube.com
Bykofsky argumentoi se mesazhi është një kujtesë e zakonshme familjare për fëmijët dhe nipërit para udhëtimit.
Rasti u bë viral në rrjetet sociale dhe tërhoqi vëmendjen e publikut, duke arritur deri te zyra e guvernatores.
Pas një bisede telefonike me të, Hochul e quajti targën një “mësim të rëndësishëm” dhe ndërhyri që ajo të mos hiqej. /Telegrafi/