Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin, për një grabitje të disa dite më parë në Fushë Kosovë.
Grabitja kishte ndodhur më 5 shkurt 2026 në ora 23:10 në rrugën “Çajupi”.
“Më datë 12.02.2026 është arritur që të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit është bastisur banesa e të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi që lidhen me rastin”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/