Tre të dyshuar të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e një personi dhe nën kërcënimin e armës-pistoletë duke e sulmuar fizikisht i kanë grabitur një shumë parashë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 19:30 në fshatin Zhitkovc, në Zveçan.
Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Fsh. Zhitkovc, Zveçan / 22.02.2026 – 19:30. Është raportuar se tre persona të dyshuar të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe nën kërcënimin e armës –pistoletë duke e sulmuar fizikisht i kanë grabitur një shumë parshë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, siç thuhet në raport është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/