Sipas të dhënave të publikuara nga SofaScore, pesë skuadra evropiane kanë ndërtuar treshet sulmuese më efikase të sezonit deri tani, duke dominuar me numër golash në garat respektive.
Grafika e publikuar nga SofaScore tregon qartë forcën sulmuese të ekipeve elitare të Evropës në këtë edicion, me Bayern Munichun në krye dhe konkurrencë jo edhe aq të fortë nga Real Madridi, Sporting Lisbona, Manchester City dhe Braga, të cilat kanë prodhuar më së shumti gola përmes tresheve të tyre ofensive.
Treshja sulmuese e Bayern Munich; Harry Kane, Luis Diaz dhe Michael Olise, janë aktualisht treshja me më shumë gola në ligat kryesore të Evropës në sezonin aktual.
Të tre sulmuesit kanë shënuar së bashku 75 gola në të gjitha garat për bavarezët deri më tani në sezonin 2025/26, nga të cilët Kane ka 43 gola i vetëm.
Real Madridi është në vendin e dytë në këtë renditje, me treshen e tyre Kylian Mbappe, Vinicius Jr dhe Jude Bellingham që kanë shënuar nga 56 gola në të gjitha garat.
Nga këto, Mbappe vetë ka shënuar 38 gola për Los Blancos në një sezon dominues për të, ndërsa është ndihmuar shumë pak nga partnerët e tij.
Sporting Lisbona kompleton tre vendet e para për sa i përket tresheve me më shumë gola midis ekipeve evropiane me Luis Suarez, Pedro Goncalves dhe Francisco Trincao që kanë shënuar së bashku 49 gola.
Treshja e Manchester Cityt; Erling Haaland, Rayan Cherki dhe Phil Foden gjithashtu bëjnë pjesë në pesë vendet e para, pasi renditen të katërtit me 48 gola.
Befasia tjetër në renditja është treshja sulmuese e Bragës; Ricardo Horta, Rodrigo Zalazar dhe Pau Victor me 45 gola. /Telegrafi/