Ish-finalistja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, ka ndarë me ndjekësit një përvojë të pakëndshme që i ndodhi gjatë natës së kaluar.
Gjatë një udhëtimi me makinë përmes Serbisë, modelja u vonua për shkak të një ndalese të gjatë në kufi.
Sipas saj, kjo vonesë prej rreth tri orësh nuk ishte rastësore.
Foto: Instagram
“E njëjta gjë sa herë vij nga Serbia, më lënë 3 orë me prit në kufi, o vëlla kur e keni në jetë me e kuptu se unë nuk e ndali gojën time për patriotizmin e vendit tim”, u shpreh Xhuli.
E njëjta shtoi se kjo pritje nuk e shqetëson përballë qëndrimeve të saj të vendosura.
“Më humbni vetëm 3 orë se asgjë tjetër nuk më bëni”, tha ajo.
Xhuli ka dhënë edhe herë të tjera detaje për problemet që ka pasur e pritjet e gjata, duke e marrë në pyetje edhe për shumë gjëra të tjera. /Telegrafi/