Një gjyqtar në New York ka hedhur poshtë akuzat e Blake Lively për ngacmim seksual ndaj Justin Baldonit, duke e dobësuar ndjeshëm padinë e saj përpara gjyqit.
Vendimi, i marrë nga gjykatësi Lewis Liman të enjten, la Lively-n me vetëm tre pretendime të mbetura: shkelje kontrate, hakmarrje dhe ndihmë në hakmarrje.
Akuzat e Lively-t lidhnin Baldonin me sjellje të papërshtatshme gjatë xhirimeve të filmit It Ends With Us, duke përfshirë puthje jashtë skenarit dhe ndërhyrje gjatë ushqyerjes me gji, shkruan DailyMail.
Gjykatësi Liman argumentoi se Lively ishte kontraktore e pavarur, jo punonjëse, dhe se kontratat që ajo citonte nuk ishin të vlefshme ligjërisht.
Ai hodhi poshtë gjithashtu pretendimet për ngacmim seksual, duke theksuar se sjellja e Baldonit nuk përbënte diskriminim ndaj saj.
Avokatët e Baldonit e përshkruan vendimin si një fitore të madhe ligjore dhe e quajtën shqyrtimin e gjykatës “të kujdesshëm dhe të drejtë”.
Lively dhe ekipi i saj ligjor thanë se beteja ligjore është ende aktive, duke u përqendruar te pretendimet për hakmarrje dhe dëm reputacioni.
Gjykimi do të nisë më 18 maj, por pas këtij vendimi, çështja e Lively është dukshëm më e dobët.
Filmi It Ends With Us, ku të dy janë protagonistë, ka fituar rreth 148 milionë dollarë (rreth 125 milionë euro) në SHBA dhe 350 milionë (rreth 295 milionë euro) globalisht, por paditë midis aktorëve kanë tërhequr vëmendjen mediatike. /Telegrafi/