Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar për të shtëna me armë zjarri nga një drejtues i një veture, por që nuk ka arritur të siguroj numrin e targave te veturës.
Rasti ka ndodhur të martën, më 17 shkurt në ora 16:05.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar për të shtëna me armë zjarri nga një drejtues i një veture, duke mos arritur që të siguroj numrin e targave te veturës, dhe më pas drejtuesi ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të pa njohur”, thuhet në raportin policor.
Njësitë relevante në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar si provë materiale një gëzhojë që dyshohet të jetë e armës së shkurtë e kal.9mm.
Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar si ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe po vazhdon te hetohet nga ekipet relevante. /Telegrafi/