Në 11 vitet e tij te Bayern Munichu, Joshua Kimmich ende nuk ka shijuar një fitore ndaj Real Madridit.
Dy gjigantët evropianë janë përballur gjashtë herë në Ligën e Kampionëve që nga ardhja e Kimmich nga RB Leipzig, por bavarezët nuk kanë arritur të fitojnë asnjë ndeshje, duke pësuar katër humbje dhe duke barazuar dy herë.
Të dy skuadrat do të përballen sërish në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, dhe këtë herë Kimmich beson se Bayern është gati.
“Mezi po e presim. Që kur jam këtu kemi luajtur disa herë kundër Real Madridit – dhe gjithmonë jemi eliminuar”.
“Nuk kemi qenë shpesh skuadra më e dobët, shpesh kemi qenë thjesht të pafat. Në një moment duhet të vijë radha jonë. Ndihemi mirë dhe mezi po e presim”, deklaroi ai pas fitores së fundit ndaj Union Berlin.
Ndërkohë, këtë përballje jo vetëm Kimmich, por edhe shumë yje të Bayernit si Lennart Karl e Harry Kane po e presin me padurim pasi besojnë se gjiganti gjerman këtë herë do t’i rrëzojë mbretërit nga kompeticioni i tyre i preferuar./Telegrafi/