Edhe një vit pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu vazhdon të përballet me komentet dhe pyetjet për të kaluarën e saj në reality show.
Edhe pse secili ka vazhduar jetën e tij dhe gjërat kanë kaluar, ndjekësit në rrjetet sociale shpesh i rikujtojnë Xhenetës momentet e dikurshme, madje edhe në postime që nuk kanë lidhje me to.
Së fundmi, në një video të publikuar në TikTok, ku Xheneta shfaqej e qetë duke bërë grimin e saj, një ndjekës komentoi me bindje se “Gjesti është bashkë me Diellzën”.
Screenshot/TikTok
Reagimi i saj ishte i menjëhershëm dhe karakteristik për natyrën e saj të drejtpërdrejtë: “Ishalla me fmi sa ma shpejt se mshurdhut”, duke e shoqëruar me emoji qeshjeje me lot.
Me këtë përgjigje, Xheneta tregoi se nuk i bën përshtypje aspak statusi sentimental i ish-banorit dhe ironizoi situatën duke u lutur që ai të krijojë familje, me shpresën se kjo do të mbyllë spekulimet dhe do t’i japë asaj qetësi.
Dukshëm, ajo e ka lënë pas atë kapitull, por publiku ende duket se ka nevojë për kohë për t’u mësuar me realitetin e ri. /Telegrafi/