Policia e Kosovës ka njoftuar se ka lokalizuar dhe sekuestruar një veturë të raportuar si të vjedhur në Prishtinë, ndërsa një person i dyshuar lidhur me rastin është arrestuar.
Sipas njoftimit, rasti i vjedhjes është raportuar gjatë ditës së sotme, pas çka njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme operative për identifikimin e mjetit dhe të personit të dyshuar.
Njësitet nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit kanë arritur të ndalojnë veturën e raportuar si të vjedhur dhe të arrestojnë një person të dyshuar.
Në koordinim me prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si vjedhje, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia ka bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë. /Telegrafi/