Raportohet se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur një sasi e mishit të freskët pa dokumente përcjellëse si dhe duke u transportuar në kushte të cilat janë në kundërshtim me ligjin.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 22.02.2026 rreth orës 23:55, në rrugën “Sadik Rama”, në Klinë.
Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin janë njoftuar dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.
“Raportohet se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur një sasi e mishit të freskët pa dokumente përcjellëse si dhe duke u transportuar në kushte të cilat janë në kundërshtim me ligjin. Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/