Një person është gjetur pa shenja jete të dielën në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ku me vendim të prokurorit trupi i pajetës është dërguar në IML për obduksion.
“Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ku me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/