Një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Graçanicë rreth orës 13:30.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të policisë dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Sipas vendimit të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, në mënyrë që të sqarohen shkaqet e vdekjes.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet në vendngjarje. /Telegrafi/