Sot rreth orës 07:25, Policia e Kosovës ka pranuar informacion se në rrugën “Enver Buqa”, në lagjen Arbana në Prizren, një person është gjetur pa shenja jete nga një fqinj.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, bëri të ditur se bëhet fjalë për një mashkull rreth 53-vjeçar, i cili jetonte vetëm me nënën e tij.
Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet emergjente, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij në shtëpi. Patrulla policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa më pas në vendngjarje kanë dalë edhe hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve.
Bytyqi shtoi se, pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për ekzaminim të mëtejmë.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e këtij rasti./Telegrafi/