E plotësuar: Është gjetur i vdekur Alush Kastrati, 80-vjeçari, i cili u raportua i zhdukur në fshatin Zatriq të Rahovecit.
Lajmin e ka konfirmuar faqja në Facebook e fshatit Zatriq.
“Pas katër ditë kërkimi, gjendet i vdekur Alush Vesel Kastrati. Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleft me xhenet bacën Alush.Ngushëllime familjes dhe gjithë farefisit.Për ceremoninë e varrimit do informoheni me kohë”, shkruhet në faqen e këtij fshati.
Policia Rajonale e Gjakovës, më herët ka konfirmuar se është gjetur i vdekur një person në zonën përreth Zatriqit, por se nuk kishte treguar nëse bëhet fjalë për të njëjtin person.
Gjendet i moshuari i zhdukur nga Rahoveci
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari u lokalizua pas angazhimit dhe kërkimeve intensive të ekipeve të saj, në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policinë e Kosovës.
“Pas angazhimit dhe kërkimeve intensive nga ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Policinë e Kosovës, është gjetur personi i zhdukur, z. Alush Kastrati”, thuhet në njoftimin e shoqatës.
Shoqata falënderoi gjithashtu vullnetarët, institucionet dhe qytetarët që kontribuan në operacionin e kërkimit, duke theksuar se bashkëpunimi dhe solidariteti i tyre ishte i rëndësishëm për përfundimin e suksesshëm të misionit.
Për gjendjen shëndetësore të 80-vjeçarit pritet të jepen informacione shtesë në vijim.