DJ Gimbo ka diskutuar sërish me Selin Bollatin për deklaratën që Miri kishte bërë në dhomë të rrëfimit për këtë të fundit.
Ai në fillim të këtij edicioni kishte shprehur ndjenjat për të, duke thënë se e do.
Kjo bëri që të ketë reagime të shumta, meqë edhe është i martuar e ka fëmijë.
Foto: Instagram
Gimbo thotë sërish se i doli fytyra e vërtetë dhe se kjo ishte një bombë e vërtetë.
“I doli fytyra e vërtetë Mirucit. Një nder ka thënë që na ka bërë, e ka llogaritur nder se çfarë ka bërë Kristi që ju ka vënë juve në shtrat. Tani ka thënë kanë dashur të na ndajnë, tani ka thënë e dua, e dua në lojë, jo më pas si njeri”, u shpreh ai.
“Nuk dinte se çfarë të thoshte, mbrëmë bomba C4 në dhomën e ndenjës”, vazhdoi tutje derisa po qëndronte me Selin i përqafuar në shtrat.
Banorja gjithashtu ka ngelur e shokuar nga deklarata e tij, pasi nuk e shikonte në atë mënyrë. /Telegrafi/