Personaliteti italian i medias Fabrizio Corona ka akuzuar publikisht mbrojtësin e Interit, Alessandro Bastoni, se ka vënë baste në ndeshje ku ai vetë ka qenë i përfshirë, duke pretenduar se posedon biseda) si prova për të mbështetur akuzat.
Duke folur në emisionin Peppi Night në Canale 21, Corona tha se kishte zhvilluar një hetim mbi aktivitetin e dyshuar të basteve në futbollin italian, i cili sipas tij nuk ka marrë vëmendjen e duhur mediatike.
Ai gjithashtu kritikoi atë që e cilësoi si sanksione të buta në raste të mëparshme.
“Kam kryer një hetim mbi futbollin që asnjë faqe interneti nuk e raportoi. Lojtarët po shisnin ndeshjet e tyre në faqe të menaxhuara nga grupe kriminale rumune, shqiptare dhe kalabreze”.
“I kam bisedat, i kam provat. Në fund u gjobitën me 250 mijë euro. Çfarë vendi është ky? Bastoni, po e them, ai po luante. Jua kam thënë dhe i kam provat”.
“Ai po vinte baste në ndeshjet e tij, madje edhe për rivënie anësore. Nuk e shikoj më futbollin, me të vërtetë jo. Nuk shkoj më në stadium”.
“Sepse kur sheh djem milionerë që vënë baste dhe manipulojnë një lojë për të cilën miliona njerëz investojnë shpirtin e tyre, është e neveritshme. Kjo është e neveritshme”,u shpreh Corona./Telegrafi/