Kombëtarja iraniane e femrave në futboll mbërriti sot në Stamboll, pasi pesë lojtare vendosën të tërhiqnin kërkesat e tyre për azil në Australi.
Vlen të përmendet se më parë Australia kishte miratuar viza humanitare për gjashtë lojtare dhe një anëtare të stafit ndihmës të kombëtares iraniane, pasi ato kishin kërkuar azil, për shkak të frikës nga përndjekja në Iran.
Ky shqetësim u rrit pasi disa lojtare nuk kënduan himnin në ndeshjen e Kupës Aziatike për femra.
Megjithatë, pesë lojtare ndryshuan vendimin dhe u kthyen në Iran, duke iu bashkuar pjesës tjetër të ekipit në Kuala Lumpur, ku kombëtarja kishte qëndruar pas largimit nga Sydney javën e kaluar.
Në Australi kanë mbetur vetëm dy lojtare.
Pjesëmarrja e kombëtares iraniane në Kupën Aziatike nisi në një kohë kur SHBA dhe Izraeli kishin nisur sulme ndaj Iranit, gjë që e bën situatën e kthimit të ekipit edhe më të pasigurt.
Aktualisht nuk dihet se si do të vazhdojë udhëtimi i ekipit drejt Iranit. /Telegrafi/