Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë ndarë me ndjekësit një set të ri fotografik familjar, ku shfaqen së bashku me vajzën e tyre, Luna Mari, në një atmosferë të ngrohtë festive me temë Krishtlindjesh.
Fotografitë u pritën me shumë reagime pozitive dhe komente dashamirëse në rrjete sociale.
Detaji që tërhoqi më shumë vëmendje u bë publik nga fotografja e njohur Rrezarta Shkurta, e cila realizoi fotosesionin.
Screenshot/Instagram
Ajo ndau me ndjekësit një kërkesë të veçantë të Kiarës, e cila lidhej drejtpërdrejt me mënyrën se si do të realizoheshin imazhet.
Në mbishkrimin e saj, Rrezarta tregoi se Kiara ishte shumë e qartë në dëshirën e saj: “Kiara kishte vetëm një kërkesë: Fotot i dua të papunuara me photoshop. Dhe ashtu natyrale sepse çdo inperfeksion është perfekt për mua”.
Screenshot/Instagram
Kjo zgjedhje për të shmangur ndërhyrjet digjitale dhe për të ruajtur natyrshmërinë e plotë të momenteve, sipas fotografes, pasqyron dëshirën e çiftit për të treguar anën më reale dhe të sinqertë të jetës së tyre familjare.
Në imazhe, Kiara, Luizi dhe vogëlushja Luna Mari shfaqen të veshur me pizhame me kuadrata të kuqe dhe të zeza, duke transmetuar një ndjesi të fortë ngrohtësie, thjeshtësie dhe atmosfere festive familjare. /Telegrafi/