Qendra për Studime Universitare (QSU) ka realizuar me sukses një ushtrim 36-orësh fushor, gjatë të cilit kadetët zhvilluan trajnim praktik në operacione mbrojtëse.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook thuhet se gjatë ushtrimit, kadetët u angazhuan në një sërë detyrash operative, përfshirë fortifikimin e pozicioneve mbrojtëse, operacione zbulimi dhe mbrojtjen e zonës.
“Pjesë e këtij ushtrimi ishin edhe tre kadetë nga Kolegji Mbretëror “Saint-Jean” i Kanadasë, të cilët po vijojnë studimet në QSU për një semestër. Ky aktivitet shërbeu për rritjen e gatishmërisë profesionale dhe përmirësimin e aftësive taktike të kadetëve, duke dëshmuar përkushtimin e QSU-së në përgatitjen cilësore të kuadrove të ardhshme”, thuhet në postim. /Telegrafi/