Gjyqtarja kosovare, Florentina Kallaba, do të ndajë drejtësinë në dy ndeshje të rëndësishme të fazës Main Round të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të futsallit për femra.
Kallaba fillimisht do të jetë në rolin e gjyqtares së dytë në përballjen mes Irlandës së Veriut dhe Sllovenisë.
Një ditë më vonë, nesër (e enjte), Kallaba do të marrë një përgjegjësi edhe më të madhe, duke qenë gjyqtarja kryesore në ndeshjen mes Sllovenisë dhe Letonisë.
Pas paraqitjes së saj të suksesshme në Kupën e Botës, ku ishte pjesë edhe e finales, Kallaba vazhdon rrugëtimin e saj të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare.
Kjo konfirmon edhe një herë nivelin e lartë të gjyqtarëve kosovarë në futsall. /Telegrafi/