Alanyaspor ka regjistruar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Konyaspor.
Protagonist në fitoren 2-1 ishte mbrojtësi Florent Hadërgjonaj, i cili realizoi golin e triumfit duke qenë i saktë nga penalltia.
Pas një ndërhyrje brenda zonës, gjyqtari akordoi penallti – nga e cila si zakonisht i pagabueshëm ishte lojtari me prejardhje nga Deçani (80’).
Ndërkohë, golin e Konyasporit e realizoi mesfushori Enis Bardhi, që shënoi një eurogol nga gjuajtja e lirë (83’).
Për Hadërgjonajn ky ishte goli i tretë në Superligën Turke këtë edicion, kurse ka të regjistruar edhe katër asistime në proces.
Mbetet të shihet nëse mbrojtësi do të jetë në listën e Franco Fodas për ndeshjet e muajit mars./Telegrafi