Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, e ka lavdëruar mesfushorin Pedri pas fitores 1-0 ndaj Athletic Bilbao.
Pedri hyri në lojë nga stoli dhe dha asistin vendimtar për golin e fitores, duke marrë vlerësime të mëdha nga trajneri gjerman pas ndeshjes.
“Pedri është një lojtar që ndryshon lojën dhe u lidh shumë mirë me të gjithë”, tha Flick.
“Është një lojtar ndryshe. Ai lufton dhe na ndihmon të luajmë si një njësi”.
Trajneri i Barcelonës theksoi gjithashtu se mbrojtja e mirë e ekipit ishte rezultat i punës së përbashkët të gjithë skuadrës.
“Mbajtja e portës së paprekur nuk varet vetëm nga Joan García, por është rezultat i punës kolektive”.
Flick shtoi se fitorja në Bilbao ka një vlerë të veçantë për ekipin. “Të fitosh në Bilbao nuk është kurrë e lehtë. Jam shumë i kënaqur me përpjekjet e të gjithëve. Kjo fitore na jep besim dhe na tregon se duhet të vazhdojmë si ekip”, deklaroi trajneri gjerman. /Telegrafi/