Për nder të 18-vjetorit të Pavarësisë, të premten në Çikago është ngritur flamuri i Kosovës përkrah atij të Shteteve të Bashkuara dhe të qytetit të Çikagos.
Konsullata e Kosovës në Iowa bëri të ditur se në ceremoni morën pjesë drejtuesit e konsullatës, të cilët falënderuan Komunitetin Shqiptar të Illinois-it për përkushtimin e tyre ndaj Kosovës.
“Drejtuesi i Konsullatës Drilon Zogaj dhe Sekretari i Parë, Fatmir Rrahmanaj gjatë ceremonisë kanë falënderuar drejtuesit e Komuniteti Shqiptar në Illinois-Albanian Community of Illinois dhe Shoqata Dardania për përkushtimin e tyre për Kosovën dhe bashkatdhetarët tanë në Illinois”, thuhet në njoftim.