Udhëheqësja e opozitës së Venezuelës, Maria Corina Machado, u tha gazetarëve jashtë Kapitolit të SHBA-së se ia dorëzoi Donald Trumpit medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqen.
Kishte pasur spekulime nëse ajo do t’ia jepte çmimin presidentit të SHBA-së gjatë takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë.
Por ajo tha se kjo u bë në “njohje të angazhimit të tij unik ndaj lirisë”, shkruan skynews.
Nuk është e qartë nëse Trump e ka pranuar medaljen.
Si kujtesë, Machado fitoi Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2025 – një nder që vetë Trump e dëshironte qartë – për përpjekjet e saj në fushatën kundër regjimit shtypës të Nicolas Maduros në Venezuelë.
SHBA arrestoi Maduron për ta nxjerrë në gjyq për vepra penale të lidhura me drogën, në një bastisje të guximshme, në fillim të këtij muaji. /Telegrafi/