Ethet e finales së madhe në Big Brother VIP Kosova po rriten nga dita në ditë, teksa gara po hyn në fazën vendimtare.
Pas spektaklit të së premtes, ku Ludo Lee u konfirmua si finalisti i parë nga studio, publiku dhe banorët po presin me padurim emrin e dytë që do të sigurojë vendin në natën finale.
Sonte, gjatë spektaklit, pritet të bëhet publik edhe finalisti i dytë. Produksioni ka paralajmëruar se momenti i shpalljes do të zhvillohet në studio, duke premtuar emocione të forta dhe tension maksimal, ashtu si në spektaklin e kaluar.
Me afrimin e fundit të këtij edicioni, çdo veprim brenda shtëpisë po vlerësohet ndryshe dhe çdo detaj po ndikon në perceptimin e publikut.
Banorët po përpiqen të tregojnë versionin më të mirë të vetes, ndërsa strategjitë dhe dinamika mes tyre janë bërë edhe më të theksuara.
Ndërkohë, Ludo Lee tashmë ka siguruar vendin e tij në finale dhe po shijon mbështetjen e madhe nga publiku.
Tani mbetet të shihet se cili nga banorët e tjerë ka arritur të fitojë mjaftueshëm vota për t’u shpallur finalisti i dytë dhe për t’iu bashkuar garës për çmimin e madh. /Telegrafi/