Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Turqia kundërshton veprimet ushtarake ndaj Iranit

    January 15, 2026

    27 vjet nga masakra e Reçakut, Walker: Ishte Reçaku ai që i tregoi botës të vërtetën e Kosovës

    January 15, 2026

    KEK thotë se operon me pesë njësi, prodhimi ditor mbi 20 mijë MWh

    January 15, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Turqia kundërshton veprimet ushtarake ndaj Iranit
    • 27 vjet nga masakra e Reçakut, Walker: Ishte Reçaku ai që i tregoi botës të vërtetën e Kosovës
    • KEK thotë se operon me pesë njësi, prodhimi ditor mbi 20 mijë MWh
    • Xabi Alonso mund të nisë një kapitull të ri në Angli
    • Përplaset kamioni, rreth 15,000 gaforre të gjalla përfundojnë të shpërndara në një rrugë në Irlandë
    • Mucunski për vendimin e SHBA-ve për vizat: Në gjashtë muajt e ardhshëm do të habiteni pozitivisht me politikën e vizave ndaj RMV-së
    • Plaku ndërpret liderët, ankohet se Reçaku është harruar
    • Përgjim i paligjshëm dhe shpërndarje e të dhënave hetimore, SPAK dërgon tre persona në gjykatë
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Thursday, January 15
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Fetoshi: Ofesiva e re e propagandës serbe me “incidentet ndëretnike”

    Fetoshi: Ofesiva e re e propagandës serbe me “incidentet ndëretnike”

    korrektpressBy korrektpressJanuary 14, 2026 Arben fetoshi 2 Mins Read
    Fetoshi: Ofesiva e re e propagandës serbe me “incidentet ndëretnike”
    Fetoshi: Ofesiva e re e propagandës serbe me “incidentet ndëretnike”
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi, ka paralajmëruar për një ofensivë të koordinuar propagandistike të Serbisë, e cila, sipas tij, paraqet rrezik serioz për stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë.

    Fetoshi ka theksuar se Serbia po e kornizon çdo incident në Kosovë si sulm etnik ndaj serbëve, duke ndërtuar një narrativë të rrezikshme të “viktimizimit”, e cila synon të paraqesë shqiptarët si agresorë dhe institucionet e Kosovës si burim dhune.

    “Një ofensivë propagande e Serbisë që duhet të merret si alarm nga institucionet e Kosovës dhe komuniteti ndërkombëtar, për shkak të prapavijës së rrezikshme të ‘viktimizimit’”, ka shkruar Fetoshi.

    Sipas tij, përmes narrativave si “valë e histerisë anti-serbe”, “sulm etnik” dhe “dhunë e falangave të Kurtit”, Serbia po përpiqet të legjitimojë ndërhyrjen e saj në Kosovë, duke pretenduar se ndërkombëtarët po heshtin përballë këtyre zhvillimeve.

    Ai ka shtuar se kjo strategji synon jo vetëm kriminalizimin e Kosovës, por edhe nxitjen e tensioneve etnike dhe krijimin e një preteksti për ndërhyrje, ndërkohë që mediave u furnizohen “burime dhe deklarata” të harmonizuara me këtë narrativë propagandistike.

    “Ky agresivitet i koordinuar propagandistik i Serbisë duhet të trajtohet si kërcënim serioz, veçanërisht në kontekstin e ‘rrethimit ndërkombëtar’ që ajo po përjeton kohët e fundit”, ka theksuar Fetoshi.

    Në përfundim, ai vlerëson se Serbia po e përdor ‘viktimizimin’ si instrument nxitës dhe si paravan për ndërhyrje, duke e bërë të domosdoshëm reagimin e institucioneve të Kosovës dhe vëmendjen e shtuar të bashkësisë ndërkombëtare.

    TË TJERA

    Serbia lejoi spiunët e Putinit të testonin ‘topat zanorë’ te qentë

    Bolton paralajmëron rrezikun e paqëndrueshmërisë në Ballkan, nënvizon rolin e NATO-s

    Kënga për Kosovën u kushton me padi serbëve në Kroaci

    Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë përgënjeshtron Vuçiqin

    Vdes Mark Brnovich, i cili ishte i nominuar nga Trump për ambasador amerikan në Serbi

    Sorensen do t’i vizitojë Kosovën dhe Serbinë këtë javë

    Nga Ballkani në Telegram: Si u shndërrua Serbia në mjedis lehtësues për narrativat ekstremiste globale

    LEXO GJITHASHTU

    Turqia kundërshton veprimet ushtarake ndaj Iranit

    January 15, 2026

    27 vjet nga masakra e Reçakut, Walker: Ishte Reçaku ai që i tregoi botës të vërtetën e Kosovës

    January 15, 2026

    KEK thotë se operon me pesë njësi, prodhimi ditor mbi 20 mijë MWh

    January 15, 2026

    Xabi Alonso mund të nisë një kapitull të ri në Angli

    January 15, 2026
    TË TJERA

    Përplaset kamioni, rreth 15,000 gaforre të gjalla përfundojnë të shpërndara në një rrugë në Irlandë

    January 15, 2026

    Mucunski për vendimin e SHBA-ve për vizat: Në gjashtë muajt e ardhshëm do të habiteni pozitivisht me politikën e vizave ndaj RMV-së

    January 15, 2026

    Plaku ndërpret liderët, ankohet se Reçaku është harruar

    January 15, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.