Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, la tifozët e skuadrës së tij të turpëruar pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid, duke u përballur me gjyqtarët në një debat të tensionuar pas ndeshjes.
Fede Valverde, ishte heroi i këtij takimi, duke shënuar tre gola, që të tre në pjesën e parë.
Tifozët e Man City shprehën habinë dhe zhgënjimin e tyre në rrjetet sociale. Njëri shkruante: “Për çfarë po ankohen? Na turpëruan në fushë!”
Një tjetër shtoi: “Pep duhet të qetësohet, gjyqtari nuk shënoi tre gola!”.
Ndryshe nga zakonisht, ku Guardiola tregohet i qetë në bankinë, trajneri spanjoll duket i frustruar, duke folur dhe duke gjestikuluar me pasion ndaj gjyqtarit menjëherë pas ndërprerjes së lojës.
Ky moment nxori në pah vështirësitë e Man City përballë një Real Madrid dominues dhe intensifikoi dramatikisht tensionin e ndeshjes. /Telegrafi/