Një letër ligjore e përfshirë në publikimin më të fundit të dosjeve të lidhura me Jeffrey Epstein pretendon se financierit të ndjerë dhe Andrew Mountbatten-Windsor i atribuohet përfshirja në një marrëdhënie treshe me një balerinë ekzotike.
Sipas korrespondencës ligjore, datuar më 23 mars 2011, pretendohet se Epstein ia ka prezantuar balerinën ish-princit Andrew, shkruan Sky News.
Në letër thuhet se dy burrat më pas i kanë shprehur balerinës dëshirën për të pasur një marrëdhënie treshe dhe se më pas janë përfshirë në akte seksuale.
Sky News ka kontaktuar Andrew Mountbatten-Windsor për të marrë një reagim lidhur me këtë pretendim specifik, por deri tani nuk ka pasur një përgjigje të drejtpërdrejtë për këtë rast.
Andrew ka mohuar vazhdimisht dhe me forcë çdo akuzë ndaj tij që lidhet me Jeffrey Epstein dhe krimet e këtij të fundit.
Në vitin 2019, ai deklaroi se i vjen keq për atë që e quajti “lidhje të pamenduar mirë” me Epstein dhe shprehu solidaritet me të gjithë personat e prekur nga veprimet e tij. /Telegrafi/