Që nga mbrëmë, në rrugën rajonale R2-233 Gostivar – fshati Çegran, më saktësisht në fshatin Forinë, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Vardar, është ndaluar qarkullimi i automjeteve. Trafiku po ridrejtohet nga fshati Çajle drejt fshatit Çajle të Vjetër drejt fshatit Forinë, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
“Rruga për në fshatin German është bllokuar pranë fshatit Stança, nga një pemë e rrëzuar dhe është e pakalueshme”, thonë nga LAMM.
Nga LAMM thonë se trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në rrugë me lagështi.
“Reshje të lehta bore ka në Kriva Pallankë – Deve Bair, Dellçevë, Stracin dhe Ponikva, por ato aktualisht nuk paraqesin pengesë për trafikun”, thuhet në njoftimin e LAMM-së.
Nga atje thonë se në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./Telegrafi/