Portieri i Sllovakisë Martin Dubravka beson se kombëtarja e tij ka kualitetin për ta eliminuar Kosovën.
Ai dha lëvdata për formën dhe nivelin e lartë të Kosovës, mirëpo beson se me ndihmën e tifozëve do të vazhdojnë për në finalen e play-offit.
“Po bëhem më i vjetër… është një shans e fundit për këtë ngjarje të bukur. Është absolutisht finale për mua, e kuptoj sa e rëndësishme është për të gjithë Sllovakinë”.
“Jemi të motivuar për të marrë rezultatin e duhur. E dimë sa e rëndësishme është ndeshja dhe do të bëjmë më të mirën për ta bërë realitet”.
I pyetur për Kosovën, ai shtoi se nuk duhet nënvlerësuar por e gjithë ekipi kombëtar i Sllovakisë të luajë me zemër.
“Kosova ka lojtarë në klueb të forta dhe liga në nivel. Kanë pranuar pak gola, që është shenjë për diçka”.
“Por, gjithnjë e them se ka të bëjë vetëm me ne. Po luajmë në shtëpi dhe besoj se stadiumi do të jetë i mbushur me tifozë. Uroj se ta menaxhojmë së bashku. Nuk ka kundërshtar të lehtë në nivelin ndërkombëtar”.
“Nuk duhet të nënvlerësojmë askënd. Po përballemi me një skuadër të fuqishme fizike. Duhet të luftojmë me zemër për tërë kombin tonë”, deklaroi ai.
Përndryshe, përballja mes Sllovakisë dhe Kosovës zhvillohet të enjten nga ora 20:45./Telegrafi/