Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Shtëllunga deri në qiell, shkrumbohet tregu i rrobave të përdorura në Tiranë

    January 8, 2026

    SHBA, Senati voton për të ndaluar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Venezuelës

    January 8, 2026

    Drejtori Llugaliu: Viti 2025 konfirmoi rekorde të reja për Doganën e Kosovës

    January 8, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Shtëllunga deri në qiell, shkrumbohet tregu i rrobave të përdorura në Tiranë
    • SHBA, Senati voton për të ndaluar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Venezuelës
    • Drejtori Llugaliu: Viti 2025 konfirmoi rekorde të reja për Doganën e Kosovës
    • U privuan nga liria një familje e tërë nga Kisella Voda, patën sjellje agresive ndaj punonjësve të policisë
    • “A të kam mungu” – Kushtrimi pyet Xhenetën, kjo e fundit befason me përgjigjen
    • DASH shpreh gatishmëri për dialog strategjik me qeverinë e re, por kërkon veprime konkrete
    • Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë
    • Comodita Home: Një pjesë e fabrikës përfshihet nga zjarri, nuk ka të lënduar
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Thursday, January 8
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Ende nuk ka mbaruar dhimbja nga lidhja tragjike e dashurisë së Gjermanisë me Rusinë

    Ende nuk ka mbaruar dhimbja nga lidhja tragjike e dashurisë së Gjermanisë me Rusinë

    korrektpressBy korrektpressJanuary 7, 2026 Alternativa për gjermaninë 7 Mins Read
    Ende nuk ka mbaruar dhimbja nga lidhja tragjike e dashurisë së Gjermanisë me Rusinë
    Ende nuk ka mbaruar dhimbja nga lidhja tragjike e dashurisë së Gjermanisë me Rusinë
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dekadat e varësisë e kanë lënë Berlinin në një gjendje të brishtë ekonomike dhe politike.

    Nga: Katja Hoyer / The Telegraph
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Nuk ka kaluar shumë kohë kur zemërim të madh do të kishte shkaktuar një politikan i cili do të fantazonte rrëmbimin e kancelarit gjerman dhe ta quante atë, pos tjerash, “neonazist”. Kur ish-presidenti rus Dmitry Medvedev bëri pikërisht këtë të dielën, nuk shkaktoi më shumë sesa një dënim të shkruar në mënyrë formale nga zëdhënësi i qeverisë gjermane dhe një indiferencë nga ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul, i cili i quajti komentet e Medvedevit “interesante”.

    Incidentet e tilla theksojnë se sa shumë ka ndryshuar marrëdhënia mes Gjermanisë dhe Rusisë. Por, ka gjasa që Gjermanisë do t’i duhet shumë më tepër kohë për ta përballur këtë ndryshim.

    Sigurisht, komentet e Medvedevit duhet të shihen në kontekst. Kur ai sugjeroi që “rrëmbimi i neonazistit Merz mund të ishte një kthesë e shkëlqyer në këtë karnaval ngjarjesh”, ai po reagonte ndaj kapjes nga ana ShBA-së e presidentit venezuelas Nicolás Maduro, i cili ka qenë aleat i Rusisë. Megjithatë, ai zgjodhi jo vetëm ta veçonte kancelarin Friedrich Merz për talljen e tij, por gjithashtu shtoi: “Ka edhe arsye për ndjekje penale ndaj tij në Gjermani, prandaj nuk do të ishte humbje, veçanërisht kur qytetarët po vuajnë kot” – një aluzion për çmimet e larta të energjisë që kanë prekur Gjermaninë, qëkur ajo u shkëput nga lëndët djegëse fosile ruse pas pushtimit të plotë të Ukrainës në vitin 2022.

    Komentet e Medvedevit zbulojnë dy gjëra. E para është se sa e mërzitur është Rusia për humbjen e Gjermanisë si konsumator energjie dhe partner biznesi, pavarësisht mohimeve të kundërta. Importet gjermane nga Rusia kanë rënë me 95 përqind që nga fillimi i luftës. Berlini tani varet kryesisht nga vendet si Norvegjia dhe ShBA-ja për importet e tij jetike të energjisë. Kjo do të thotë humbje akute e të ardhurave dhe e ndikimit të Moskës në Evropë.

    Por, komentet e Medvedevit tregojnë gjithashtu anën tjetër të medaljes. Energjia në Gjermani është bërë e shtrenjtë, e paqëndrueshme dhe e ndjeshme ndaj sabotazhit. Trashëgimia e viteve të varësisë nga Rusia do të marrë shumë kohë për t’u korrigjuar dhe mund të kërkojë më shumë vullnet politik sesa Berlini mund të korr për momentin. Gjermania tani është e ekspozuar ndaj sulmeve në infrastrukturën kritike, është një vend i pakëndshëm për investime nga industritë me konsum të lartë energjie dhe një peizazh politikisht i paqëndrueshëm në të cilin marrëdhënia e ardhshme me Rusinë vazhdon të luajë një rol kyç.

    Kjo flet më shumë sesa paratë. Gjermania ia shiti Rusisë infrastrukturën kritike të energjisë, në tokën e saj, përfshirë objektin e saj më të madh për ruajtjen e gazit – një mega-strukturë nëntokësore sa mbi 900 fusha futbolli që ruan mjaftueshëm gaz për të furnizuar dy milionë familje për një vit. “Nënvlerësuam varësinë dhe rreziqet e sigurisë politike që buronin nga kjo marrëdhënie”, pranoi në retrospektivë, Norbert Röttgen nga partia konservatore CDU e Merzit.

    Gjermania ndaloi importin e gazit nga Rusia: Importet e gazit natyror nga Rusia, në milionë metra kubBurimi: Eurostat

    Në fund të vitit 2022, Gjermania mori kontrollin e rafinerive, depozitave dhe infrastrukturave të tjera në vend, që ishin në pronësi të Rusisë, por kurrë nuk mund të rifitojë njohurinë e thellë dhe kuptimin që Moska ka fituar për sistemin gjerman. Tani, Vladimiri Putin mund ta përdorë këtë. U raportua më herët këtë javë se Rusia ka intensifikuar sulmet e fshehta mbi infrastrukturën gjermane, përfshirë objektet energjetike. Ndërkohë që ministria e Mbrojtjes ka përcaktuar Rusinë si “kërcënimin më të madh dhe më të menjëhershëm për sigurinë e Gjermanisë”, nuk ka zgjidhje të shpejtë për boshllëqet e mëdha të shkaktuara nga vitet e lidhjes së pakujdesshme me Rusinë.

    Një tjetër pasojë nga lidhja e dashurisë së Gjermanisë me Rusinë është thjesht kostoja dhe paqëndrueshmëria e furnizimit me energjinë që është riorganizuar me nxitim. Ekonomia e tretë më e madhe në botë importon një shifër marramendëse prej 70 përqind të energjisë që përdor, dhe të gjithë e dinë se sa shumë varet nga kjo ajo që ka mbetur nga industria e saj e ballafaquar me vështirësi. Berlini nuk është në pozicion për të negociuar për çmime ose kushte më të mira.

    Konsumatorët gjermanë paguajnë disa nga çmimet më të larta të energjisë elektrike në botë, dhe investitorët e mundshëm janë aq të zhgënjyer nga kjo situatë saqë shumë prej tyre tërhiqen. Vitin e kaluar, ArcelorMittal, prodhuesi i dytë më i madh i çelikut në botë, refuzoi madje 1.3 miliardë euro subvencione për të prodhuar çelik të gjelbër në Gjermani, duke preferuar investimet “në vende që mund të ofrojnë furnizim të parashikueshëm dhe konkurrues me energji elektrike”, siç u shpreh kompania.

    Nga ana tjetër, kombinimi i stagnimit ekonomik dhe kostove të larta për konsumatorët, ushqen tensionet politike në Gjermani. Qeveria e Merzit mund të ketë adoptuar një qëndrim aq optimist saqë ashiqare e zemëron Moskën, por partitë opozitare po e shfrytëzojnë dëshpërimin e njerëzve dhe efektet e dëmshme të pesimizmit ekonomik, për të prezantuar rikthimin e marrëdhënieve më miqësore me Rusinë – si një zgjidhje të thjeshtë për problemet e vendit.

    Në veçanti, partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD) – tani partia më e madhe opozitare që kryeson në shumë sondazhe – përfiton nga frika dhe presioni i krijuar nga situata. Në manifestin e saj elektoral të vitit të kaluar, ajo deklaroi: “Si pasojë e sanksioneve kundër Rusisë, furnizimi i përballueshëm me energji në Gjermani është gjithashtu i rrezikuar rëndë. Për këtë arsye, vendi ynë nuk është më në gjendje të konkurrojë”.

    Kjo do të çonte në “deindustrializim dhe varfërim të popullit gjerman”. Zgjidhja është e thjeshtë, sugjeron AfD-ja: “Rusia për dekada të tëra ka qenë ofrues dhe garantues i besueshëm i energjisë së përballueshme”. Partia kërkon që “tregtia e pakufizuar me Rusinë” të rinis, që sanksionet të hiqen, dhe tubacionet Nord Stream të rivendosen. Nuk është rastësi që pohimi i Medvedevit se qytetarët gjermanë “po vuajnë kot”, përputhet me argumentet e AfD-së.

    Rikthimi i tregtisë me Rusinë është kërkesë që ka shumë dëgjues – përtej AfD-së dhe votuesve të saj. Të dëshpëruar për energji të sigurt dhe të lirë, shumë drejtues gjermanë të biznesit janë më se të etur që lufta në Ukrainë të përfundojë dhe të rifillojnë importet nga Rusia. Ata, nga ana tjetër, kanë vëmendjen e shumë politikanëve, përfshirë edhe ata nga dy partitë qeverisëse.

    Për shembull, Thomas Bareiss nga CDU-ja konservatore e Merzit, ishte një nga negociatorët e traktatit të koalicionit, ku ai ishte pjesë e grupit të përkushtuar për çështjet e energjisë. Vitin e kaluar ai tërhoqi vëmendjen duke sugjeruar se nëse do të ketë paqe në Ukrainë, “sigurisht, gazi mund të rrjedhë sërish”. Dietmar Woidke nga partneri i qendrës së majtë në koalicion, SPD, u pajtua duke argumentuar për një “normalizim të marrëdhënieve tregtare”. Dhe, kjo pa përmendur partitë opozitare të ekstremit të majtë dhe të djathtë.

    Rivendosja e kursit të Gjermanisë me Rusinë është larg përfundimit. Varësia shumëvjeçare e Gjermanisë ka lënë gjurmë të thella në strukturën ekonomike, politike dhe logjistike të vendit. Nëse komentet e pabesueshme të Medvedevit sot mezi tërheqin vëmendje, kjo lidhet po aq me faktin se qeveria po përballet me fytyrën e vërtetë të diplomacisë ruse, sa edhe me brishtësinë shqetësuese që ka lënë tërheqja e Gjermanisë nga Rusia. Kjo është një ndarje e ndërlikuar që është ende larg përfundimit. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Presidenti gjerman thotë se SHBA-të po shkatërrojnë rendin botëror

    Kthesa e heshtur e Serbisë drejt Lindjes: Si armët kineze po dominojnë arsenalin e Beogradit

    Kthesa e qetë e Serbisë drejt Lindjes: Si armët kineze arritën të dominojnë arsenalin e Beogradit

    Zelensky thotë se lufta mund të përfundojë në gjysmën e parë të vitit 2026

    Zelensky thotë se SHBA-të duhet të rrëzojnë udhëheqësin çeçen pas Maduros

    Forcat britanike iu bashkuan operacionit amerikan – zbulohen të tjera detaje të kapjes së anijes-cisternë me flamur rus në brigjet e Skocisë

    Delet “pushtojnë” supermarketin në Gjermani, qëndruan aty për rreth 20 minuta

    LEXO GJITHASHTU

    Shtëllunga deri në qiell, shkrumbohet tregu i rrobave të përdorura në Tiranë

    January 8, 2026

    SHBA, Senati voton për të ndaluar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Venezuelës

    January 8, 2026

    Drejtori Llugaliu: Viti 2025 konfirmoi rekorde të reja për Doganën e Kosovës

    January 8, 2026

    U privuan nga liria një familje e tërë nga Kisella Voda, patën sjellje agresive ndaj punonjësve të policisë

    January 8, 2026
    TË TJERA

    “A të kam mungu” – Kushtrimi pyet Xhenetën, kjo e fundit befason me përgjigjen

    January 8, 2026

    DASH shpreh gatishmëri për dialog strategjik me qeverinë e re, por kërkon veprime konkrete

    January 8, 2026

    Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

    January 8, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.