Mbrëmë, Elijona dhe Klodi zhvilluan një bisedë të sinqertë në dhomën e gjumit, ku folën për gjithë rrugëtimin e tyre brenda shtëpisë së BBVK, tani që janë shumë pranë finales.
Dyshja kujtoi edhe ditët e para të qëndrimit në shtëpi, kur marrëdhënia mes tyre nuk ishte aq e afërt sa sot.
Elijona u shpreh se që në fillim kishte ndjerë një simpati nga ana e Klodit, por mendonte se ai nuk kishte pasur guximin apo arsyen për t’u afruar më shumë: “Elijona: Unë mendoj, Klod, që unë në fillim të kam pëlqyer ty si njeri, por s’ke pasur kurrë guxim ose arsye të më afrohesh dhe të rrimë”.
BBVK/Instagram
Nga ana tjetër, Klodi kujtoi periudhën e parë të qëndrimit në shtëpi dhe komentet që kishte dëgjuar nga banorët e tjerë: “Klodi: Dy javët e para e mbaj mend kur edhe Nailiri vinte më fliste për ty. I thosha: ‘Është fëmijë’. Si kanë rrjedhur sendet, është e çuditshme. Shumë interesante”.
Biseda vijoi me tone të lehta, ku Elijona komentoi pamjen e saj në hyrje, ndërsa Klodi e përshkroi gjithë eksperiencën si shumë të veçantë: “Elijona: Shumë bukur qenkam dukur në hyrje”.
BBVK/Instagram
Klodi: “Është eksperienca më e bukur, besoj, për secilin”.
Momenti u pa si një reflektim i rrallë i dy banorëve mbi rrugëtimin e tyre dhe ndryshimin e marrëdhënies gjatë qëndrimit në shtëpi. /Telegrafi/