Nga eleganca klasike deri te krijimet provokuese, tapeti i kuq i ceremonisë së 98 të Oscars në Los Angeles solli një spektakël të vërtetë mode
Tapeti i kuq i ceremonisë së këtij viti të Oscars në Los Angeles solli një mori paraqitjesh të ndryshme mode. Nga minimalizmi elegant deri te fustanet luksoze dhe disa zgjedhje më provokuese, yjet e Hollivudit konkurruan për të qenë ndër më të spikaturit e mbrëmjes.
Ndër figurat që tërhoqën më shumë vëmendje ishte Demi Moore, e cila u konsiderua sërish një nga “mbretëreshat” e mbrëmjes. Ajo u shfaq me një fustan origjinal Gucci të zbukuruar me pupla, një stil që i përshtatet prirjes së saj për elegancë me nota ekstravagante.
Demi Moore
Nicole Kidman zgjodhi një krijim nga Chanel, një zgjedhje që nuk ishte surprizë, duke qenë se ajo është prej kohësh ambasadore e këtij brendi. Ajo ishte e pranishme në Dolby Theatre edhe si prezantuese dhe u rendit në shumicën e listave të të ftuarve më të veshur të mbrëmjes.
Nicole Kidman
Edhe Teyana Taylor zgjodhi Chanel, por me një interpretim krejt ndryshe, duke treguar sa i gjerë është spektri stilistik i këtij brendi legjendar.
Teyana Taylor
Një nga paraqitjet më provokuese erdhi nga Gwyneth Paltrow, e cila veshi një fustan Giorgio Armani me dizajn të guximshëm. Veshja e saj ishte një shembull i trendit aktual të modës që luan me transparencën dhe minimalizmin.
Gwyneth Paltrow
Stil i vlerësuar pati edhe Kate Hudson, e cila ishte e nominuar për Oscar, edhe pse nuk e fitoi çmimin. Ajo gjithashtu u shfaq me një krijim Giorgio Armani.
Kate Hudson,
Elle Fanning u paraqit me një fustan Givenchy dhe bizhuteri Cartier, duke rikujtuar glamurin klasik që dikur e mishëronte Audrey Hepburn.
Elle Fanning
Ndër paraqitjet më elegante u veçua edhe Rose Byrne, e cila veshi një fustan minimalist Dior, duke treguar se eleganca e thjeshtë mbetet gjithmonë në modë.
Rose Byrne
Emma Stone mbeti besnike ndaj Louis Vuitton. Aktorja, e cila ka marrë shtatë nominime për Oscar gjatë karrierës së saj, u shfaq me një krijim të rafinuar të këtij brendi.
Emma Stone
Edhe Wunmi Mosaku zgjodhi Louis Vuitton, duke tërhequr vëmendjen me një fustan me shkëlqim që u vlerësua shumë nga kritikët e modës.
Wunmi Mosaku
Fituesja e Oscarit, Jessie Buckley, u shfaq me një fustan Chanel që rikujtonte stilin e veshjes që Grace Kelly kishte veshur në ceremoninë e vitit 1956.
Jessie Buckley
Në mesin e burrave që u dalluan për stilin e tyre ishte Pedro Pascal, i cili u shfaq me një krijim Chanel, duke dëshmuar edhe një herë sensin e tij të rafinuar për modën.
Pedro Pascal,
Michael B. Jordan, i cili fitoi Oscarin e parë në karrierë, u paraqit me një kostum Louis Vuitton, duke u renditur ndër burrat më elegantë të mbrëmjes.
Michael B. Jordan
Zendaya u shfaq gjithashtu me një fustan Louis Vuitton, duke rikujtuar fuqinë e ngjyrës kafe dhe duke bërë një referencë stilistike ndaj fustanit të famshëm që Angelina Jolie kishte veshur në Oscars në vitin 2012.
Zendaya
Një dyshe interesante ishte Paul Mescal me kostum Celine dhe Gracie Abrams me një krijim Chanel. Stili i aktorit u komentua shumë dhe ndau opinionet e kritikëve.
Paul Mescal dhe Gracie Abrams
Ndër paraqitjet më të përfolura ishte edhe ajo e Renate Reinsve, e cila shkëlqeu me një fustan minimalist Louis Vuitton, të kombinuar me grim të harmonizuar me ngjyrat e veshjes.
Renate Reinsve
Aktorja tregoi stil të guximshëm edhe në festën e Vanity Fair pas ceremonisë, duke dëshmuar se në modë ndonjëherë rreziku është pikërisht ai që krijon momentet më të paharrueshme. /Telegrafi/