MPB njofton se ditën e diel në rrethin e kazermës “Erebino” afër fshatit Zhelinë do të bëjnë asgjësimin e mjeteve shpërthyese.
“Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se të dielën (29.03.2026) duke filluar nga ora 09:00, në rrethin e kazermës “Erebino”, e cila ndodhet në fshatin Zhelinë, ekipet e MPB-së dhe URMV-së (Ushtrisë) do të bëjnë asgjësimin e mjeteve mjetet shpërthyese (minave).
Këto mjete janë në gjendje të rëndë dhe nuk mund të transportohen deri në poligonin e Krivollakut për asgjësim”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen kur të dëgjojnë krisma ose shpërthime në atë zonë gjatë asaj kohe, pasi bëhet fjalë për një procedurë të kontrolluar./Telegrafi/