Policia e Kosovës ka kërkuarbashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e një vajze të mitur nga komuna eRahovecit, e cila është raportuar e zhdukur që nga muaji nëntor 2025.
Sipas njoftimit të DrejtorisëRajonale në Gjakovë, bëhet fjalë për 14-vjeçaren Alisiana Bekim Shala, për tëcilën familjarët kanë deklaruar se nuk kanë asnjë informacion mbi vendndodhjene saj.
Policia bën të ditur se që nga ditae raportimit janë ndërmarrë veprime intensive operative dhe hetimore me qëllimlokalizimin e saj, por deri më tani nuk ka rezultuar me sukses.
Me qëllim që vajza të gjendet sa mëshpejt, Policia u bën thirrje qytetarëve dhe mediave që të bashkëpunojnë.
Çdoperson që posedon informacione që mund të ndihmojnë në gjetjen e saj, mund tëkontaktojë pa pagesë në numrin 192 ose të paraqitet në stacionin më të afërtpolicor. /Telegrafi/