Rrëqebulli i Ballkanit është dokumentuar sërish në një tjetër vendndodhje brenda Parkut Kombëtar të Shebenikut në Shqipëri.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura e Shqipërisë në një video të publikuar në rrjetet sociale ka bërë të ditur se përmes përdorimit të kamerave kurth, identifikimit të gjurmëve në terren dhe vëzhgimeve të vazhdueshme të specialistëve, u bë i mundur fotografimi dhe dokumentimi i rrëqebullit të Ballkanit.
Sipas këtij institucioni, ky regjistrim konfirmon praninë e tij në habitatet natyrore të parkut.
Edhe më parë rrëqebulli i Ballkanit është regjistruar në malet në Maqedoninë e Veriut.
Rrëqebulli ballkanik (Lynx lynx balcanicus) është një nga gjitarët më të rrallë në Evropë.